Më 13 shkurt 2023, në Rahovec, u arrestua një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari H. D.,  i lindur në vitin 1963 sh/k, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Me datën 13.02.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Celinë-Rahovec.

Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy (2) pistoleta dhe tre (3) copë fishekë.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Policisë.

/TV Malisheva

Share.