Një shtëpi druri në Bjeshkët e Deçanit është bastisur nga policia. Gjatë bastisjes policia ka konfiskuar një armë automatike AK 47, një karikator i së njëjtës armë dhe tre copë fishekë 7.62mm.

Për çka policia ka arrestuar edhe një person, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

“Stacioni Policor nё Deçan me datën 14 shtator 2020, pas njё informate tё siguruar nga njësiti i hetimeve, nё mbështetje tё Njësisë pёr reagim tё shpejtё DRP Pejё, nё koordininm tё plotё me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tё Gjyqtarit tё procedurës paraprake ёshtё realizuar njё kontroll-bastisje, nё shtëpinë e drurit (t’ban) e personit tё dyshuar nё bjeshkën e Deçanit tё quajtur ‘Plaqica e Vokshit'”m thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit i dyshuari, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё liruar ne procedurё te rregullt./TV Malisheva

Share.