Është arrestuar në Ferizaj një person me iniciale A.Th i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje‘‘’Vjedhje e rëndë’’.
Përmes një komunikate për media, Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që i njëjti kishte një urdhëresë nga Gjykata Themelore e Ferizajt, me dënim burgu prej dy vitesh.
“Ekipe të policisë nga stacioni policor i Ferizajt, kanë arritur ta arrestojnë personin A.Th, 26 vjeçar ( M/SH/K), i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje‘‘’Vjedhje e rëndë’’, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt , me dënim burgu prej 2 vitesh . Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë. /TV Malisheva