Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Malishevë, pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar me rreth 40 persona.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Labinot Krasniqi”, mbrëmë rreth orës 23:50.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar me rreth 40 persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Kujtojmë se, më 28 korrik Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen të gjitha tubimet publike, duke përfshirë ahengjet familjare private.

Share.