Stacioni Policor në Malishevë ka njoftuar se më 25 korrik ka pranuar informatë se në një aheng familjarë në fshatin Guriq (Komuna e Malishevës), ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

,,Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Malishevë, menjëherë ju janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin V.K. mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1970 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ahengun në fjalë me armën e tij që e kishte në posedim me leje. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një pistoletë e tipit REX-0, 13 gëzhoja të kalibrit 9x19mm, 15 fishekë të kalibrit 9x19mm si dhe dy karikator të po të njëjtës armë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit personi i dyshuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor dhe rasti po hetohet, ka njoftuar policia.

/TV Malisheva

Share.