Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, si i dyshuar për përgaditjen e veprave penale terroriste.

Arrestimi i tij është bërë më 7 tetor, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.
/TV Malisheva

Share.