Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.
Siç njofton policia, një person ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij nga Kosova. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një pistoletë dhe 27 fishekë”, bëhet e ditur në njoftim.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/TV Malisheva