Policia e Ferizajt sot gjatë një kontrolli në dy objekte në Brezovicë të Shtërpcës ka gjetur dhe konfiskuar disa armë, me ç’rast ka arrestuar një person.
Policia gjatë kontrollit tek i dyshuari O.H. (40) ka gjetur dy pushkë automatike A-47, një pushkë gjysmë automatike, një kapak i pushkës automatike, një dylbi i pushkës, karikatorë dhe sasi të municionit të kalibrave të ndryshëm, ku më pas si prova materiale janë konfiskuar.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve./TV Malisheva