Një person është arrestuar nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy personave.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të ndodhur të enjten rreth orës 16:35, në Prishtinë.

Bëhet e ditur se viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.

Rasti është inicuar si lëndim i rëndë trupor.

“Prishtinë 02.02.2023 – 16:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull sh.k nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje, iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj sh.k. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/TV Malisheva

Share.