Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Aeroportin “Adem Jashari” një shtetas të huaj nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve, i cili bashkë me disa persona tjerë tentonte të udhëtojë për në relacione tjera.

Autoritetet policore gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarrë veprimet për verifikim të mëtejmë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit.

Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa personi i dyshuar mashkull është ndaluar për procedura të mëtejme./TV Malisheva

 

Share.