Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje të dy prokurorëve.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten e javës së kaluar kur personi i dyshuar kishte kanosur përmes telefonit dy prokurorë.
“Policia menjëherë ka marrё masat e nevojshme duke kërkuar të dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirëpo i njëjti nuk është hasur nga Policia. Sot me datë 18.07.2023, pas një pune intensive të hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar”, ka njoftuar Zyra e Informimit në Pejë.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
/TV Malisheva