Policia e Kosovës ka arrestuar një person në qytetin e Klinës pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se nuk është raportuar për lëndime.

Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./TV Malisheva

Share.