Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 09.02.2023 në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar  nga Kosova G.A. (1994).
Ai ishte e kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Gjilan me dënim burgimi prej tetë muaj e njëzet e pesë (25) ditë për veprat penale ‘’Posedim i substancave narkotike’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
/TV Malisheva

Share.