Elezi: Numërimi i votave përmes postë do bëhet në QNR
Deri dje në Prishtinë kanë arritur 8 mijë e 133 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.
Kështu tha zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, duke shtuar se votuesit jashtë vendit përmes postës kanë kohë që deri nesër të votojnë për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, procedurë kjo e cila ka filluar më 19 shtator.