Brenda dy ditëve në vendin tonë kanë arritur dy kontingjente të vaksinave Pfizer, të blera nga Qeveria e Kosovës.

Derisa të hënën erdhi kontingjenti i parë prej 81.900 vaksina, dje gjatë ditës nuk ka vonuar edhe kontingjenti i dytë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë të ditur se janë 106.470 doza të reja.

“Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë”, shkruan Vitia në Facebook.

Ndryshe, ministri Vitia dje ka paralajmëruar se këtë verë do ta mbajmë mend si vera e vaksinimit masiv në Kosovë./TV Malisheva

Share.