Ferizaj është komuna që është prekur më së shumti me raste të koronavirusit në nivel të vendit.
Fatmirësisht, ditëve të fundit ka rënë numri i të prekurve nga kjo sëmundje, duke bërë që të ketë zero raste të reja.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 9 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë rast të ri.
Ai edhe një herë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19
Ndryshe, nga 98 raste të konfirmuara në Ferizaj, 82 prej tyre janë shëruar dhe dy kanë ndërruar jetë/TVMalisheva