Skuadra e Arsenalit e ka nisur me fitore sezonin e ri 2023/23 të Premier Ligës angleze.
“Topçinjtë” e Mikel Artetas e mposhtën me rezultat të ngushtë skuadrën e Nottingham Forest.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates” u shënuan tre gola, ku Arsenali e mposhti Nottinghamin 2:1.
Golat për vendasit i shënuan Edward Nketiah (minuta e 26’) dhe Bukayo Saka (minuta e 32’), kurse te Nottinghami golin e nderit e shënoi Taiwo Awoniyi në minutën e 82’.
Arsenali tani i bashkohet Manchester Cityt në krye të tabelës, ku të dy skuadrat kanë nga tre pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Arsenalit.
/TV Malisheva