Humbja e sotme e Arsenalit ndaj Nottingham Forestit nënkupton që Manchester City është kampion i Premier Ligës për sezonin 2022/23.
Skuadra e Arsenalit pësoi humbje sot si mysafire e Nottingham Forestit me shifrat 1:0 në stadiumin “City Ground”.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi nigerian Taiwo Awoniyi, i cili vulosi fitoren e Nottinghamit në minutën e 19’.
Me pikët e reja, Nottinghami i largohet zonës së rrezikut në gjashtë pikë, ku tani zë vendin e 16 në tabelë në kuotën e 37 pikëve.
Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Nottinghamit.
/TV Malisheva