Arsenal duket se ka vendosur të rrisë numrin e shqiptarëve në skuadrën e saj.
Kjo pasi ‘Topçinjtë’ po interesohen të sigurojnë shërbimet e sulmuesit anësor të NK Olimpija Ljubljana, Endri Çekiçi, skuadër me të cilin përfaqësuesi i kombëtares ka shkëlqyer sezonin e fundit.
23 vjeçari ka shënuar 10 gola dhe asistuar 3 herë në 25 ndeshje me skuadrën sllovene, gjë që ka ngjallur interesimin e madh të Arsenal ku mediat sllovene raportojnë për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere./ Tv Malisheva