Sipas asaj që raporton mediumi anglez “football.london”, Arsenali ka nënshkruar me mbrojtësin 16-vjeçar Maldini Kacurri. Reprezentuesi i ri shqiptar u mor nga “Topçinjtë” pasi ai u lirua nga skuadra e Championshipit, Fulhami.
Kacurri u përfshi në skuadrën e Arsenalit në ndeshjen kundër Garuda Select, një fushatë trajnuese kjo në Mbretërinë e Bashkuar për lojtarët ndërkombëtarë që përpiqen të arrijnë në futbollin evropian.
“Football.london” kupton që shefi i akademisë së Arsenalit Per Mertesacker dhe ekipi i tij po kërkojnë të sjellin më shumë të rinj nga rajone të ndryshme në të gjithë Evropën Veriore, përcjellë TV Malisheva.
“Të gjithë djemtë që kanë ardhur duhet tregojnë mentalitetin kampion pasi ky është një parakusht për çdo lojtar që ne kërkojmë të nënshkruajmë,” tha Yousuf Sajjad, shef i talenteve në zhvillim të Arsenalit.
Kacurri luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe luan për Kombëtaren e Shqipërisë U17.