Sipas mediave britanike, Arsenali është shumë i interesuar që të nënshkruajë me yllin e Manchester Cityt.
Sterlingut i kanë mbetur edhe dy vite në kontratën e tij, dhe nuk është më favorit për të startuar në formacionin e Pep Guardioles.
Bisedimet me Cityn për zgjatjen e qëndrimit të tij në “Etihad” janë duke u zhvilluar përsëri pasi ato u ndalën në fund të vitit të kaluar kur lojtari ndryshoi përfaqësues, shkruan dailystar.
Sidoqoftë, ata po lëvizin “ngadalë”, sipas burimeve pranë klubit – mes kërkesave financiare të Sterling dhe luftës së tij të vazhdueshme për të pasë një vend të rregullt në formacionin startues të Pep Guardiolas. /TV Malisheva