Gwyneth Paltrow nuk ndjek aspak normat tradicionale të marrëdhënieve. Aktorja zbuloi për The Sunday Times se ajo jeton me partnerin Brad Falchuk vetëm katër ditë në javë. Ditët e tjera, secili fle në shtëpinë e vet. “Oh, të gjithë miqtë e mi të martuar thonë se stili ynë i martesës është ideal dhe nuk duhet ta ndryshojmë,” u shpreh ajo.

Arsyeja pse aktorja jeton me partnerin vetëm 4 ditë në javë,

Arsyeja pse çifti ka zgjedhur këtë stil jetese lidhet me të paturin një marrëdhënie emocionuese. Mesa duket, për ta funksionon. Dakord, por ç’mendojnë ekspertët?

Sipas ekspertes së marrëdhënieve Charly Lester, “marrëdhënia e tyre tregon pjekuri në kuptimin e vërtetë”. “Nëse i keni dhënë fund një marrëdhënieje afatgjate dhe kuptoni se çfarë nuk shkoi herën e parë, herën e dytë ose të tretë, ndoshta jeni gati për diçka ndryshe”.

Po kështu, një marrëdhënie e tillë ka gjasa të jetë e duhura për çiftet si Paltrow dhe Falchuk që kanë fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

Madje ka një term për këtë lloj lidhjeje: quhet LAT (live apart, together) – jetojnë të ndarë së bashku. Nëse partnerët janë të lumtur, pse jo? /TV Malisheva

Share.