Këngëtari i njohur shqiptar, Art Abazi, sot (e mërkurë) ka njoftuar fansat se ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
Njoftimin e ka bërë me anë të një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ai tregon se ndihet më mirë, por inkurajon të gjithë ndjekësit që t’i respektojnë masat në mënyrë që të mbrojnë veten dhe familjen e tyre.
Ky është postimi i plotë i artistit Abazi:
“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marrë trajtimin e nevojshëm.
Dje iu nënshtrova testit dhe sot mora njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv në COVID-19.
E rëndësishme është sot jam shumë më mirë se dje.
Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave.
Mbani maskën për ta mbrojtur veten dhe familjen!
shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti”./Tv Malisheva