Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku është dukur mjaft atraktive.
Ajo i ka mahnitur ndjekësit me dukjen prej zeshkaneje, ndërsa makijazhi i lehtë dhe lentet në sytë e saj, i jepnin një pamje edhe më atraktive.
Përndryshe, këngëtarja Bajrami vazhdon të jetë aktive në tregun e muzikës me projekte të ndryshme muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku.
Aktualisht, kënga e saj e fundit mbetet “Halita” në bashkëpunim me vëllanë e saj, Don Arbas, e cila u publikua në janar të këtij viti. /TV Malisheva