Teksa është duke u paraqitur në programet e ndryshme festive, këngëtarja Arta Bajrami po tregohet mjaft aktive për fansat e saj.
Ajo ka realizuar edhe një set të ri fotografik për fundvit, në studion e fotografit Alban Mehmeti.
Në disa prej fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Bajrami është shfaqur mjaft provokuese, në një fustan të gjatë ngjyrë bronzi me shkëlqim.
Me një pjesë të hapur në pjesët anësore të saj, Arta vuri në pah tatuazhin e realizuar në këmbën e saj të majtë.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Arta ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore, teksa duket se ka përgatitur plot befasi për fansat edhe gjatë fundvitit. /TV Malisheva