Arta Nitaj ka reaguar pas lajmeve se ajo tani është kthyer në Kosovë.

Arta Nitaj kohë pas kohe viziton Dubain, nga ku nuk i kursen fotografitë për ndjekësit e shumtë, shkruan lajmi.net.

Për shkak të pandemisë, ishte menduar se bukuroshja ka mbetur e vetizoluar atje, por së fundi ajo përgënjeshtroi pretendimet e tilla.

Arta tha se në Kosovë ka ardhë para tre muajsh, ani pse nuk e kishte bërë publike datën e saktë se kur është kthyer.

“Qe 3 muj ne Kosove jom, Flm per mirkuptim…”, ka shkruar ndër të tjera Arta në postimin që e bëri në InstaStory.

Nëse shikon në profilin e saj në Instagram, fotografia e fundit që tregon lokacionin e Artës në Dubai është publikuar më 8 mars.

Ndërsa, pas asaj fotografie, ajo më 13 mars bëri postimin e radhës, por nuk e tregoi lokacionin se ku gjendet.

Gjatë ditëve të tjera, Arta ka ndarë me ndjekësit imazhe të shumta nga dhoma e saj, ku në prapavijë tregonte veshjet.

Meqenëse vendimi që qytetarët që vijnë jashtë Kosovës të futen në karantinë është marrë më 18 mars, duket se aktorja rastisi të kthehet disa ditë para se ai vendim të hyjë në fuqi.

Share.