Arta Nitaj u komentua shumë në media dhe rrjetet sociale kur u bë pjesë e një prej klipeve të këngëtarit Butrint Imeri.
Ajo u paraqit në klipin “Phantom”, i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, ku pati një paraqitje mjaft provokuese.
Në një prej skenave më të diskutuara të klipit, Nitaj shfaqet duke i thënë diçka në vesh Butrintit, e që ka ngjallur shumë kuriozitet te fansat se çfarë i ka thënë në ato momente.
E për të shuar këtë dilemë, e cila për një kohë të gjatë u kthye edhe në imazh satirik të faqeve të ndryshme në rrjetet sociale, Arta potencoi gjatë një interviste në një emisionin se i ka thënë diçka mjaft qesharake.
E ngacmuar nga moderatorja e emisionit se nëse kjo ishte vërtet ajo çfarë i tha, Arta u shpreh duke theksuar: “S’kemi viza Rudina, çfarë të bëjmë”.
Tutje, bukuroshja me prejardhje nga Peja bëri të ditur se ka disa vite që merr pjesë në klipe të këngëtarëve të estradës, ndërsa duke e pasur Butrintin shok të mirë, nuk ka mundur ta refuzojë. /TV Malisheva