Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë joformale dhe jozyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kurti në pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në Çair të Shkupit, me ftesë të kryetarit të kësaj komunë, Visar Ganiut.
Në lidhje me inaugurimin ka folur një zyrtar i komunë së Çairit, Omer Bunjaku.
Bunjaku pritjen e Kurtit e vlerësoi si “zëri i qytetarëve”.
“Në Çair foli populli, shihemi të dielën në sheshin Skënderbe në 21:00” ka shkruar ai.
Në postimin e Bunjakut për viztën e Kurtit ka komentuar, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Grubi me ironi ka pyetur nëse ka ndodhur ndonjë gjë.
“A mos ka bo vaki najsend”, ka shkruar Grubi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë joformale dhe jozyrtare në Maqedoninë e Veri. Kurti në pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në Çair.
/TV Malisheva