Mikel Arteta ka bindur Granit Xhakën që të qëndrojë në Arsenal.
Mesfushori me origjinë shqiptare nuk kaloi momente shumë të mira tek ‘Topçinjtë’ që pas përplasjes me tifozerinë.
Që kur mori drejtimin e Arsenal, Arteta ka dalë në mbrojtje të 27 vjeçarit. Xhaka ishte një lojtar kyç për Artetën. Tekniku spanjoll arriti ta bindte Xhakën që të mos largohej nga Arsenal kur kishte dhe oferta nga Hertha e Berlinit.
Zënka mes tifozerisë dhe Xhakës nisi në tetor në ndeshjen kundër Kristal Palas, shkruan TCH.
“E di se si ndjehet në këto momente, por unë dua që ai të dëgjoje opinionin tim për të. Është shumë e vështirë që në një vit gjithçka të shkojë në mënzrë perfekte. Shpresoj që të gjithë ta harronë atë që ka ndodhur”- tha Arteta.