Mediat të ndryshme raportojnë se Arthur Meli ka informuar tashmë Juventusin se ai nuk do të largohet nga Barcelona në këtë verë, duke bllokuar kështu kalimin e Miralem Pjanicit.

Dy klubet besohet se kishin arritur një marrëveshje për shkëmbim të dy lojtarëve, derisa mesfushori boshnjak është i gatshëm të kalojë në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Mundo Deportivo, Calciomercato.it, braziliani ka folur personalisht me drejtorin e Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici.

Përgjigja ishte që ai nuk do të largohet nga Blaugranasit, pa marrë parasysh se çfarë oferte i bëhet atij.

Pjanic në anën tjetër është duke u kërkuar edhe nga dy klubet e tjera si, Paris Saint-Germain dhe Manchester United, gjersa kampioni i Serie A mund të kërkojë Leandro Paredes, respektivisht Paul Pogban.

Arthur me gjasë do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, e që Fabio Paratici duhet të tentojë tani në dy opsionet e tjera. /Tv Malisheva

Share.