Kjo perime e shëndetshme gjellën e bën më pikante, mirëpo prania e saj në organizëm është burim i aromës së pakëndshme, e cila përhapet në ambientin përreth
Ngrënia e bollshme e hudhrës ndikon shkëlqyeshëm në shëndetin tuaj, mirëpo mund t’ju shkaktojë një sërë situatash të pakëndshme, për shkak të aromës së fuqishme e cila përhapet gjithandej përreth jush.
Prandaj po ju japim listën e artikujve që mund ta eliminojnë aromën e pakëndshme të hudhrës nga goja juaj.
Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se cilët artikuj mund të eliminojnë aromën e pakëndshme të hudhrës nga goja juaj.
Ata konstatojnë që mollët, lëngu i limonit dhe çaji i mentës janë posaçërisht të efektshëm.
Çaji i gjelbër, majdanozi dhe spinaqi gjithashtu mund t’ju ndihmojnë, gjykuar sipas hulumtimit.
Njëri nga bashkimet në hudhër (allyl methyl sulfide) nuk mund të zbërthehet gjatë tretjes, gjë që çon deri te lirimi i saj nëpërmjet erës së gojës dhe djersës.
Nga të gjithë artikujt të cilët i kanë studiuar shkencëtarët, molla ishte posaçërisht efikase, ndërkaq shkencëtarët konsiderojnë që ajo ka cilësi dezodoranti, i cili vret aromën e pakëndshme.
Qumështi gjithashtu është jashtëzakonisht i efektshëm kur është fjala për “zvogëlimin e konsiderueshëm” të përqendrimit të kimikateve, të cilat i japin hudhrës aromën e saj afatgjatë, të cilën të gjithë përpiqemi ta shmangim. /TV Malisheva