Në sallën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës, është mbajtur koncerti i Orkestrës Kamerale New Born/ Chamber Orchestra e Kosovës.

Dhjetë artistë të rinjtë, solistë në filarmoninë e Kosovës, janë bërë bashkë duke dhënë një shfaqje mjaft të suksesshme.

Të drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, artistët nga Prishtina kanë performuar për artëdashësit vlonjatë pjesë nga kompozitorët shqiptarë, si Avni Mula, Feim Ibraimi, Gjergj Kaçinari, Rashid Krasniqi, Rexho Mulliqi etj, të traditës, dhe të huaj si Johaquin Rodrigo, Charles Gounod etj.

Interpretimet profesionale të sopranos Zana Abazi Ramadani, Betim Krasniqit në trombon, Avni Krasniqi në kornet, Kaltrina Krasniqi në flaut dhe Shkumbin Bajraktari në klarinet bënë që publiku të emocionohej.

Konceriti i artistëve në fund u duartrokit gjatë nga publiku në sallë./TV Malisheva

Share.