Ditën e sotme (e mërkurë), një grup i aktorëve të Prishtinës kanë protestuar para objektit të Komunës.
Si shumë nga personazhet e fushave të tjera, ata kërkuan plotësimin e disa prej kërkesave të tyre.
Siç raportohet, një nga kërkesat ishte edhe themelimi i Teatrit të Qytetit.
Në bazë të imazheve, të pranishëm ishin disa nga aktorët e njohur përfshirë këtu, Ilir Prapashticën dhe Shengyl Ismailin.
Për shkak të pandemisë, shumë prej aktorëve ndërkohë kanë reaguar me postime në rrjetet sociale, duke thënë se nuk janë të kënaqur me shërbimet e shtetit ndaj tyre. /TV Malisheva