Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje (e mërkurë) rreth orës 17:00 në Prishtinë.
Është raportuar se babai ka vrarë të birin, ndërsa u mësua se personi i qëlluar për vdekje ishte ish-anëtari i labelit, Babastars, Albert Krasniqi.
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur mbarë vendin, ndërsa reagimet nuk kanë munguar edhe nga të famshmit shqiptarë, të cilët e njohën nga afër dhe kishin raporte të mira me Albertin.
Reperi Skivi ishte një nga miqtë më të ngushtë të Krasniqit, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij në një postim të ndarë në rrjete sociale.
“Nuk më besohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? Në momentet më të mira më të këqija gjithmonë ke qenë aty për mua. Ke qenë , je dhe do të mbetesh shoku im më i mirë e më besnik që e kam pasur ndonjëherë në jetë. U prefsh në paqe”, ka shkruar ai.
Foto: Instagram
Alberti ndërkohë ka qenë i martuar edhe me ish-Miss Kosova, Besa Gashin, me të cilën ndan një vajzë. /TV Malisheva