Këngëtarja e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj, ka njoftuar fansat për më rejat në karrierën e saj.

Ajo në përgjithësi njihet për stilin e veçantë të të kënduarit, e sidomos të paraqitjeve skenike.

Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se do të merr pjesë në “Kënga Magjike.

Por, kësaj radhe ajo do të jetë krah Ardit Gjebreas, duke prezantuar netët eventit.

“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo Kënga Magjike 2021 për mua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Të njëjtin imazh e ka ndarë edhe Gjebrea, ndërsa është shprehur I lumtur që ajo do të prezantojë. /TV Malisheva

Share.