Ka ndërruar jetë regjisorja Arzana Kraja.
Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, lajmin e ka konfirmuar edhe Qendra Kinematografike e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, QKK u shpreh ngushëllime familijes së Arazana Krajës.
“Jemi të shokuar nga lajmi për vdekjen e regjisores Arzana Kraja! Angazhimi i saj në fushën e kinematografisë ishte i jashtzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve!”, thuhet në atë postim.
Ndërsa motra e tashmë të ndjerës ka treguar nëpërmjet një postimi për vendin dhe orën e varrimit.
“Me pikëllim dhe zemër të thyer ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të vajzës dhe motrës tonë të dashur Arzana Kraja. Varrimi i saj bëhet të enjten te varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:00. Dyert e familjes do të jenë të hapura në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”, ka shkruar Gresa Kraja në Facebook.