Vera e vitit 2019-të në Kosovë do të mbahet mend për aksidentet e shumta.

Vetëm në 24 orët e fundit në territorin e Kosovës janë shkaktuar 73 aksidente, shkruan Indeksonline.

50 nga aksidentet ishin vetëm me dëme materiale, ndërsa 23 me të lënduar.

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1383 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm.

Gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi 25 persona, ku 13 u dërguan në mbajtje e katër në vuajtje të dënimit.

Share.