Reperi Tyga duket se është mahnitur nga bukuria e reperes kosovare, Rina Balaj.
Reperi i famshëm amerikan nuk e ka rezistuar dot fotografinë e fundit ku artistja kosovare erdhi mjaft tërheqëse.
Tyga i ka shkruar Rinës mesazh privat, duke i replikuar me disa emojin zjarri, për të treguar se po i pëlqen dukja e saj.
Por, Rina nuk ka dëshiruar të mbaj të fshehtë një mesazh të tillë duke e bërë publikun në Instastory.
“Kështu, Tyga më shkroi mua dhe u detyrova ta bëja këtë”, ka shkruar Rina fillimisht, për të treguar më vonë se ajo i ka replikuar atij me një video të të dashurit të saj, Sin Boy, i cili shfaqet me lopatë në dorë duke share.
“I dashuri im është shqiptar…”, ishte mesazhi që Rina i dërgoi reperit amerikan.
Kjo nuk është hera e parë që yjet me famë botërore mahniten nga bukuria e femrave shqiptare. /TV Malisheva