Real Madrid është duke kaluar një periudhë të vështirë.

Real Madrid nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri.

“Los Blancos” janë duke u ballafaquar me kritika edhe pas humbjes 3:0 në udhëtim tek Paris Saint-Germain në duelin e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë një analizë të skuadrës nga Santiago Bernabeu dhe shkruan se problemi kryesor qëndron te mesfusha

Lëndimet e disa futbollistëve kanë lënë trajnerin Zinedine Zidane me opsione të kufizuara.

Mirëpo, mungesa e një blerjeje të madhe në mesfushë – ku kërkohej Paul Pogba – po ashtu ka bërë që Real Madrid të ketë probleme gjatë këtij fillim sezoni.

Share.