Grupi i asamblistëve të Nismës Socialdemokrate në Malishevë kanë përgëzuar punën e shtabit komunal dhe shprehin gëzimin që Malisheva qe gjashtë ditë nuk ka të prekur nga COVID, Poashtu ata shprehin urimin për sherimin e kolegut të tyre Demir Bajra, nga COVID-19.
Postimi i plotë :
Grupi i asamblistëve të Nismës Socialdemokrate në Malishevë i gëzohet faktit që dita-ditës gjendja me COVID-19 po shkon duke u stabilizuar. Tashmë kanë kaluar 6 ditë me asnjë të infektuar dhe gjendja aktuale ka ngelur me 70 të infektuar, 34 të shëruar dhe fatkeqësisht me një të vdekur.Grupi i asamblistëve të Nismës Socialdemokrate në Malishevë
Ne e përgezojmë punën e Shtabit Komunal në Malishevë të kryesuar nga kryetari i Komunës z. Ragip Begaj, Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, Policinë e Kosovës dhe të gjithë ata që po kontribuojnë në menaxhimin e mirë kundër pandemisë.
Mbrëmë edhe kolegu ynë, asamblisti z. Demir Bajra është konfirmuar negativ, tashmë i shëruar plotësisht, ku i urojmë kthim në familjen e tij.
Po ashtu të gjithë të infektuarve të tjerë u urojmë shërim të shpejtë

Share.