Hashim Vrenezi, asambleist i Kuvendit Komunal në Malishevë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj Urdhëresës Administrative të nxjerrur sot nga kryetari Ragip Begaj, në këtë urdhëresë specifikohen veprimtaritë biznesore që do të punojnë.
Ai përmes rrjetit social, facebook, kërkon: “Unë bëj thirrje që të ju lejohet me ushtruar veprimtarin e tyre edhe Pikat e karburanteve, sepse pa karburant asnjë punë smund ta kryejm, andaj sa më parë të rishqyrtohet vendimi.”
Postimi i plotë:
Vërejtje për Urdhëresën administrative që mori kryetari z. Ragip Begaj.
E vonuar por më mirë vonë se sa hiq, por të paktën analizoni pak më me kujdes vendimet para se të mirren.
Unë bëj thirrje që të ju lejohet me ushtruar veprimtarin e tyre edhe Pikat e karburanteve, sepse pa karburant asnjë punë smund ta kryejm, andaj sa më parë të rishqyrtohet vendimi.
Ju lutem qytetarëve që të respektojn masat e marra nga institucionet përgjegnëse.
Kujdes maksimal dhe të qendrojm në shtëpi.

No photo description available.

Share.