Sot ka filluar asfaltimi i rrugës “Adem Jashari” në Malishevë, përkatësisht nga qendra e qytetit që lidhë magjistralen Malishevë-Prishtinë.

Në fillimin e asfaltimit të rrugës, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i urbanizmit, Avdi Morina, të cilët e kanë parë nga fillimi asfaltimin e rrugës.

Me këtë rast, Kastrati, ka thënë se “kjo rrugë, që ka qarkullimin më të madh në Malishevë, po ndërtohet sipas standardeve të ndërtimit të rrugëve dhe me cilësi, dhe kjo është vetëm fillimi i zbatimit të projektit madhor “Për Malishevën Urbane”, projekt për të cilin edhe e ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Malishevës”.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka sqaruar se rruga “Adem Jashari” është rruga që ka frekuentimin më të madh të veturave, pasi është magjistrale dhe është rrugë lidhëse e shumë qendrave, kurse pjesa e riparuar e rrugës,  e cila po asfaltohet sot, ka një gjatësi prej rreth një kilometër, duke filluar nga qendra e qytetit dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

/TV Malisheva

Share.