Edhe në fshatin Turjakë të Komunës së Malishevës, sot janë asfaltuar katër rrugë të reja, duke e rregulluar në masë të madhe infrastrukturën rrugore. Sot asfaltimin e rrugëve në këtë fshat e kanë parë nga afër, drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina dhe drejtori për buxhet dhe financa, Valon Mazreku, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Haxhi Kastrati, kryesia dhe banorë të lagjeve ku janë asfaltuar rrugët.
“Rregullimi i infrastrukturës, është prioritet i qeverisë Begaj dhe ne si komunë dhe si qeveri komunale, jemi duke shkuar drejt përfundimit të plotë të rregullimit të infrastrukturës rrugore në të gjitha lagjet e fshatrave. Jo vetëm në Turjakë, por edhe në të gjitha fshatrat jemi duke punuar apo jemi në proces të fillimit të projekteve dhe këtë vit, Malisheva po bëhet një punishte e vërtet, pasi është duke u punuar në të gjitha vendbanimet”, tha drejtori Morina, i cili edhe i uroi banorët për rregullimin e katër rrugëve të reja.
Kryetari i fshatit Turjakë, Haxhi Kastrati, e ka falënderuar komunën për këto investime, pasi rregullimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët e këtyre lagjeve./TV Malisheva