Sot ka filluar asfaltimi i rrugëve në dy fshatra të Komunës së Malishevës, në Pagarushë dhe Gurishtë. Në këto vende asfaltohen rruga e “Shpresës” dhe rruga “Hazir Guriqi”, të dyja me një gjatësi prej 750 metrave, të cilat kanë qenë shumë të nevojshme për banorët e këtyre fshatrave.

Asfaltimin e rrugëve, e kanë inspektuar nga afër drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i prokurimit, Nuhi Shala, të cilët e kanë parë nga afër përfundimin e realizimit të këtyre projekteve, si dhe janë takuar edhe me banorët në këto fshatra.

“Punimet në ndërtimin e këtyre rrugëve kanë ecur sipas planifikimit dhe jemi të kënaqur që krahas shumë projekteve tjera, ti realizojmë edhe projekte, apo më mirë të themi ti realizojmë kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave”, tha Morina, i cili gjithashtu tha se “këto nuk janë projektet e fundit, por do ketë edhe projekte tjera në këto dy fshatra dhe në të gjitha fshatrat tjerë të Malishevës.

Share.