Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, sot është asfaltuar një rrugë në fshatin Vërmicë, përkatësisht rruga për në varrezat e fshatit.

Asfaltimin e kësaj rruge e ka parë nga afër drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm në Malishevë, Ahmet Morina i cili është pritur nga banorët e fshatit, të cilët e kanë falënderuar komunën për rregullimin e kësaj rruge me rëndësi për fshatin. Drejtori Morina, i ka uruar banorët për rrugën dhe ka thënë se “Komuna e Malishevës është duke u munduar që ti realizoj të gjitha kërkesat e qytetarëve në të gjitha vendbanimet, sikur edhe këtu në Vërmicë”.

Sipas Morinës, rruga është e gjatë 350 metra dhe është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës./TV Malisheva

Share.