Kryeatri i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi përmes rrjetit social facebook ka njoftuarse është asfaltuar rruga që të dërgon te “Kalaja e Gurit ”
Ja postimi i plotë :
Në vazhdën e investimeve që po bën Komuna e Rahovecit, në këtë rast, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, është edhe rruga e cila të shpie deri në “Majën e Shkodranit”.
Sot, kisha kënaqësinë të vizitoj dhe të shoh nga afër asfaltimin e saj.
Rruga është e gjatë 2925 metra, ndërsa e gjerë 5 metra. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, sepse, jo vetëm lehtëson lëvizjen e automjeteve për te Kalaja e Gurit, e ndërtuar për nder të katër dëshmorëve që ranë në Epopenë e Rahovecit në korrik 1998, por nga dita në ditë, kësaj zone po i shtohet pesha dhe roli, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë.
Ndërtimi i rrugëve të reja si kjo, vërtet janë mundësi reale për zhvillim!