Malishevë, 3 tetor
Në kuadër të rregullimit të rrugëve në vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe në kuadër të rregullimit të rrugëve në fshatin Bardh, sot është asfaltuar rruga që e lidhë oborrin e shkollës, me rrugën kryesore dhe rregullimi i saj, mundëson edhe hapjen objektit të ri të shkollës “Afrim Krasniqi”.
Pas rregullimit të rrugës, objekti i shkollës “Afrim Krasniqi” në Bardh, do të hapet nga nesër (e premte 4 tetor), ndërsa ceremonia e përurimit të objekti të shkollës, do të bëhet në ora 10:00.
Rregullimin e kësaj rruge, sot e kanë parë nga afër kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Hajdin Berisha, të cilët janë takuar me drejtorin e shkollës dhe banorë tjerë të fshatit, të cilët i kanë uruar për rrugën dhe për hapjen e objektit të ri të shkollës.