Sot ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Janqist dhe Shkozë, si dhe janë shtruar edhe disa rrugica brenda fshatit Janqist. Punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve, sot i kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë ndarë të kënaqur me përfundimin e këtij projekti.
“Kjo rrugë e cila lidhë dy fshatrat, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të dy fshatrave, e sidomos e banorëve të Janqistit, pasi shkurtohet rruga për disa kilometra, për të shkuar nga fshati në fshat, e sidomos për nxënësit e Janqistit që shkojnë në shkollën e fshatit Shkozë, dhe pa dyshim se jemi të kënaqur që kemi arritur ta realizojmë këtë projekt”, tha nënkryetari Berisha, i cili i ka uruar banorët e të dy fshatrave.
Përndryshe në fshatin Janqist, janë shkruar rreth 800 metra rrugë, njëra e gjatë 500 metra, që lidhë dy fshatrat dhe pjesa tjetër janë shtruar rrugica brenda fshatit, dhe të gjitha këto, sipas drejtorit Vrenezi, janë realizuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Share.