Është asfaltuar rruga Rud-Dush, rrugë kjo me gjatesi 4 kilometra e cila do ta lidh Komunën e Maishevës me Komunën e Klinës.
Projekti është financuar nga Ministria e infrastruktures dhe Ambientit, si dhe Komuna e Malishevës.
E sot punimet nga afër në asfaltimin e kësaj rruge i ka ndjekur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fetah Rudi./ Tv Malisheva