Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 559 testime, 91 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar 203 qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 1,391.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.506 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.994 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,714 persona./TV Malisheva

Share.